Dy Koretë, marrëveshje mbi protokollin, sigurinë dhe mbulimin mediatik të samitit

2018-04-23 20:20:36 CRI Komenti juaj Printoni
Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë arritur marrëveshje lidhur me disa detaje të samitit të së premtes midis krerëve të të dy vendeve.

Sipas Seulit, Moon Jae-in dhe Kim Jong Un do të kenë një takim të parë historik mes tyre të premten në mëngjes, para zhvillimit të samitit dhe një banketi zyrtar.

Gjithashtu mediat e Koresë së Jugut do të lejohen të njoftojnë drejtpërdrejt mbi samitin nga ana e Koresë së Veriut e fshatit Panmunjom në zonën e çmilitarizuar.

Ky do të jetë samiti i parë në 11 vjet ndërmjet udhëheqësve të dy Koreve. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore