Një komision i Senatit kundër Pompeo-s si sekretar Shteti

2018-04-22 10:40:27 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni i Punëve të Jashtme i Senatit amerikan pritet të votojë kundër emërimit të Mike Pompeo-s si sekretar Shteti, pasi të gjithë anëtarët demokratë konfirmuan të premten qëndrimin e tyre kundër, por, i interesuari shpreson të marrë një votim pozitiv javën e ardhshme.

Senatori, Chris Coons ishte i fundit nga 10 demokratët, anëtarë të këtij komisioni, i cili u shpreh kundër emërimit të Pompeo-s.

Komisioni i Punëve të Jashtme numëron 11 republikanë dhe 10 demokratë, por një shumicë kundër Pompeo-s duket se po krijohet pasi republikani Rand Paul, ka njoftuar gjithashtu se do të votojë kundër kreut aktual të CIA-s.

Pompeo duhet të presë më pas një votim në seancë plenare, që Shtëpia e Bardhë shpreson të ndodhë para fundit të javës së ardhshme, për të konfirmuar kreun e diplomacisë amerikane. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore