BE-ja zgjat zbatimin e masave anti-dumping për litarët kinezë të çelikut dhe kabllot

2018-04-21 10:20:27 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian ka vendosur të shtyjë afatin e zbatimit të tarifave anti-dumping mbi importet e litarëve të çelikut dhe kabllove të importuar nga Kina edhe për pesë vjet të tjerë.

Sipas Gazetës Zyrtare të BE-së, që u botua të premten, tarifat doganore antidumping prej 60.4 për qind zbatohen që nga viti 1999. Ky është rishikimi i tretë i afatit.

Një hetim i mëparshëm kundër shmangies së detyrimeve, doli në përfundim se të njëjtat produkte të importuara nga Maroku dhe nga Republika e Koresë do t'u nënshtrohen gjithashtu këtyre tarifave shtesë doganore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore