MJK: Kina, e gatshme të ndihmojë në krijimin e një mekanizmi paqeje në Gadishullin Korean

2018-04-20 11:27:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kina shpreson që në Gadishullin Korean do të përfundojë sa më shpejt gjendja e luftës dhe është e gatshme të luajë një rol pozitiv për të krijuar një mekanizëm paqeje në Gadishull, u shpreh të enjten në Pekin zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying duke komentuar mbi gjendjen më të re të Gadishullit Korean.

Sipas njoftimeve, Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se Seuli dhe Pheniani do të zhvillojnë konsultime për hartimin e një deklarate mbi përfundimin e gjendjes së luftës midis të dy vendeve dhe krijimin e një mekanizmi të përhershëm paqeje. Lidhur me këtë njoftim, zëdhënësja e diplomacisë kineze tha:

"Kina mendon se ideja e 'dy rrugëve paralele': nxitja e çarmatimit bërthamor të Gadishullit Korean, duke krijuar në të njëjtën kohë një mekanizmin paqeje, është një mënyrë efektive për zgjidhjen e plotë të çështjes. Si një palë e përfshirë, Kina shpreson se do të luajë një rol pozitiv në këtë drejtim."(Li Huailiang/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore