Hua:Unilateralizmi dhe proteksionizmi i ShBA-së dëmton shumë palë

2018-04-20 09:25:41 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying theksoi se unilateralizmi dhe proteksionizmi tregtar i ShBA-së do të dëmtojë shumë palë, përfshi vetë palën amerikane.

Hua e bëri deklaratën në përgjigje të Raportit "Libri Bezhë" i Fed-it publikuar të mërkurën, në të cilin nëntë nga disa bankat rajonale shprehën shqetësime rreth tarifave tregtare.

"Instituti Brookings në Shtetet e Bashkuara tha në një raport të publikuar së fundmi se nëse ShBA-ja do të nisë një luftë tregtare me Kinën, do të humbasin 2.1 milionë vende pune në 2700 konte të SHBA-së. Gjithashtu, 107 shoqata industriale dhe tregtare nënshkruan së bashku një letër ndaj komiteteve të sigurimit të fondeve të Dhomës amerikane të Përfaqësuesve, duke kundërshtuar vendosjen e tarifave mbi produktet kineze. Raporti i Rezervës Federale tregoi që në botën e sotme ku ekonomia është tejet e integruar, unilateralizmi dhe proteksionizmi tregtar dëmton dy palët si dhe palët që i mbështesin këto politika".

Hua shtoi se politikat e fundit të hapjes së sektorit të prodhimit, veçanërisht për automjetet, ishin pjesë e përpjekjeve të Kinës për të çuar përpara reformën dhe hapjen.

"Hapja e sektorit të prodhimit në Kinë tregon se jemi pa mëdyshje kundër proteksionizmit tregtar dhe të investimeve,padyshim mbështesin një zhvillim të gjerë dhe të thellë të globalizimit ekonomik. Mbështesim gjithashtu kompanitë kineze dhe ato të huaja për të siguruar zhvillim të përbashkët në një fushë të barabartë të lojës". (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore