Presidenti Xi Jinping, mesazh urimi drejtuesve kubanezë

2018-04-20 09:22:37 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PK të Kinës, Xi Jinping, u

dërgoi përkatësisht mesazhe urimi sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kubës Raul Castro dhe pasuesit të tij të sapozgjedhur për të drejtuar vendin, Diaz-Canel.

Në mesazhin e tij, presidenti Xi uroi zgjedhjen me sukses të udhëheqësve të rinj të shtetit nga Asambleja Kombëtare.

Xi Jinping theksoi se Kina i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Kubën dhe është e gatshme të mbajë komunikim të ngusht me sekretarin e parë të Kubës, duke nxitur përparimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Dëshiroj të punojmë së bashku me kreun e sapozgjedhur Diaz-Canel, për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin dypalësh, duke krijuar arritje të reja për miqësinë e dy vendeve në epokën e re," përcjell me mesazh presidenti Xi. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore