Ekspertët: Qëllimi i patrullimeve ajrore të UPÇ-së rreth Tajvanit, forcimi i gatishmërisë luftarake

2018-04-20 09:52:55 CRI Komenti juaj Printoni

Aeroplanët e Forcave Ajrore të Ushtrisë Popullore Çlirimtare (UPÇ) të Kinës po kryejnë "patrullime të rrethimit të ishullit" përreth Tajvanit që nga e mërkura për të përmirësuar aftësinë e mbrojtjes së sovranitetit kombëtar dhe të integritetin territorial.

Zëdhënësi i Forcës Ajrore të UPÇ-së Shen Jinke shprehet:

"Forcat Ajrore të UPÇ-së kanë dërguar lloje të shumta aeroplanësh, duke përfshirë aeroplanë bombardues H-6K, aeroplanë luftarakë Su-30 dhe J-11, aeroplanë zbulimi dhe aeroplanë të paralajmërimit të shpejtë për patrulla të rrethimit të ishullit. Ato kanë përmirësuar lëvizshmërinë e ushtrisë dhe kanë testuar aftësitë e tyre luftarake. "

Wang Zhiming, ekspert ushtarak, u shpreh se patrullat kanë vërtetuar gjithashtu se Forcat Ajrore të UPÇ-së janë të afta të luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e rreziqeve dhe në fitoren e luftës:

"Forcat ajrore kanë treguar plotësisht aftësinë e tyre në manovrimin e shpejtë dhe goditjen me saktësi të madhe gjatë patrullimeve. Kjo gjithashtu dërgoi një mesazh të qartë se forcat ajrore kineze janë të afta të veprojnë si një shërbim strategjik ushtarak dhe të luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e rreziqeve dhe fitoren e një lufte."

Disa ekspertë mendojnë se, përveç përmirësimit të gatishmërisë luftarake, patrullat gjithashtu synojnë t'u dërgojnë një mesazh parandalues forcave ​​separatiste që kërkojnë "pavarësinë e Tajvanit".

Mrekulli
Lajmet Kryesore