Kina dhe Japonia, po përgatisin një mekanizëm shkëmbimesh ajrore dhe detare 

2018-04-20 21:13:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Japonia ranë dakord të shpejtojnë përgatitjet për fillimin e një mekanizmi për shkëmbime ajrore dhe detare mes tyre.

Kjo marrëveshje u arrit në raundin e tyre të fundit të konsultimeve të nivelit të lartë mbi çështjet detare që u mbajt në Japoni.

Në bisedime morën pjesë zyrtarë nga ministritë e të dy vendeve për punët e jashtme, mbrojtjen, sigurinë, burimet natyrore, mjedisin, transportin dhe bujqësinë, si dhe nga disa departamente të tjera.

Të dy palët shkëmbyen mendime mbi çështjet që lidhen me Detin e Kinës Lindore dhe diskutuan mënyrat për bashkëpunimin detar.

Gjatë diskutimeve ata arritën të negociojnë për nisjen e një mekanizmi shkëmbimesh detare dhe ajrore ndërmjet departamenteve të tyre të mbrojtjes dhe ranë dakord të shpejtojnë përgatitjet për fillimin e këtij mekanizmi. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore