FMN-ja paralajmëron për rritjen e rreziqeve financiare globale

2018-04-19 10:31:52 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi të mërkurën që, pavarësisht se disa kushte relative të lehtësimit financiar kanë ndihmuar për një kohë të shkurtër në rritjen ekonomike globale, brishtësia financiare e krijuar nga politikat afatgjata të normës së ulët të interesit mund të sjellin vështirësi dhe të bëjnë që rritja të përballet me rreziqe.

Një zyrtar i Departamentit të Tregjeve Monetare dhe të Kapitaleve të Fondit Mondetar Ndërkombëtar tha se në një raport të fundit janë diskutuar tre probleme të mëdha të brishtësisë financiare me të cilat përballet e gjithë bota: vlerësimet e aseteve me rrezik janë shtrirë në shumë tregje, tregjet e reja dhe vendet me të ardhura të ulëta mund të ndeshen papritur me një shtrëngim të kushteve financiare globale dhe bankat jo të ShBA-së mund të hasin një problem strukturor të likuiditetit të dollarit.

Për sa u përket të ashtuquajturave kriptoasete, në raport thuhet se disa prej teknologjive që qëndrojnë në bazë të tyre mund ta rritin efikasitetin e infrakstrukturës së tregut vinanciar. Por në të njëjtën kohë, kriptoasetet janë prekur nga mashtrimet, mangësitë e sigurisë dhe dështimet operacionale dhe janë përfshirë në aktivitete të paligjshme. (Du)   

Mrekulli
Lajmet Kryesore