Koreja e Jugut mendon të kthejë armëpushimin me Korenë e Jugut në një traktat paqeje

2018-04-18 17:38:23 CRI Komenti juaj Printoni

Seuli po konsideron që gjatë takimit të ardhshëm midis Moon Jae-in dhe Kim Jong Un të përfshihen diskutime rreth një traktati të përhershëm paqeje për Gadishullin Korean.

Samiti ndër-korean pritet të mbahet të premten e ardhshme në fshatin e armëpushimit Panmunjom.

Sipas Shtëpisë Blu, Koreja e Jugut po shqyrton mundësitë e kthimit të armëpushimit midis Jugut dhe Veriut në një paqe të përhershme.

Gadishulli Korean është teknikisht ende në një gjendje lufte, pasi Lufta Koreane përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo traktat paqeje.

Megjithatë, pala koreanojugore nuk është nënshkruese e këtij armëpushimi, duke ngritur pyetje rreth vendeve të cilat do të duhen të përfshihen në këtë çështje, në mënyrë që armëpushimi aktual të kthehet në një traktat paqeje midis dy koreve. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore