Kinë – Japoni, dialogu i katërt ekonomik i nivelit të lartë

2018-04-17 10:17:28 CRI Komenti juaj Printoni

 

Rifillon pas tetë vjetësh dialogu ekonomik i nivelit të lartë midis Kinës dhe Japonisë, në sfondin e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Dialogu u bashkëdrejtua nga anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës, njëherësh ministri i Jashtëm Wang Yi dhe ministri i Jashtëm i Japonisë Taro Kono.

"Sivjet shënohet 40 vjetori i Reformës dhe i Hapjes të Kinës. Kina do të kërkojë zhvillimin cilësor dhe do të zgjerojë hapjen e tregut ndaj botës, duke përmirësuar njëherësh mjedisin tregtar dhe do të nxitë ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë"," tha Wang.

Ai bëri thirrje që Kina dhe Japonia të nxisin së bashku integrimin ekonomik të Azisë Lindore dhe të shpejtojnë zhvillimin e bisedimeve mbi zonën e tregtisë së lirë Kinë-Japoni-Kore e Jugut dhe marrëveshjet e përgjithshme të partnerit ekonomik rajonal.

Të dyja palët, tha Wang, duhet të kundërshtojnë proteksionizmin tregtar dhe të mbrojnë së bashku sistemin tregtar shumëpalësh, duke ndërtuar së bashku një ekonomi botërore të hapur.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Kono u shpreh se bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është një bazë e rëndësishme dhe forcë nxitëse e marrëdhënieve midis dy vendeve.

"Japonia dëshiron të planifikojnë së bashku me Kinën një perspektivë të re të zgjerimit të bashkëpunimit tregtar dypalësh. Lidhur me rifillimin e proteksionizmit tregtar, duhet të ruhet sistemi i tregtisë së lirë me në thelb Organizatën Botërore të Tregtisë, duke i trajtuar problemet tregtare sipas rregullave të OBT-së," tha Kono. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore