Publikohen të dhënat për Njësinë famëkeqe 731 të Ushtrisë Perandorake Japoneze

2018-04-17 09:55:45 CRI Komenti juaj Printoni

Arkivat Kombëtare të Japonisë kanë publikuar emrat e mbi 3 600 anëtarëve të Njësisë 731 të Ushtrisë Perandorake Japoneze, të njohur për kryerjen e eksperimenteve të luftës biologjike dhe kimike mbi mijëra viktima kineze.

Katsuo Nishiyama, profesor emeritus i Universitetit të Shkencave Mjekësore Shiga, thotë se është hera e parë që bëhen të ditura pothuajse të gjithë emrat e vërtetë të anëtarëve të njësisë.

Lista përfshin 52 kirurgë, 49 inxhinierë, 38 infermierë dhe 1 117 punonjës mjekësorë ushtarakë që vepronin jashtë selisë së njësisë nën emrat Departamenti i Parandalimit të Epidemisë dhe Departamenti i Pastrimit të Ujit të Ushtrisë Kwantung.

Njësia 731 e Ushtrisë Perandorake Japoneze e kishte qendrën në distriktin Pingfang të Harbinit, në verilindje të Kinës.

Njësia u krijua rreth vitit 1936 dhe kreu, ndërmjet krimeve të tjera, edhe eksperimente prerjeje mbi qenie të gjalla njerëzore për të testuar bombat biologjike dhe bombat kimike.

Ajo u bë baza më e madhe e fshehtë e kërkimeve për luftën biologjike dhe kimike të Japonisë dhe funksionoi si qendra e luftës biologjike të ushtrisë japoneze në Kinë dhe Azinë Juglindore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore