FIFA dhe Rusia hetojnë çështjen e thirrjeve raciste të tifozëve

2018-04-17 09:54:02 CRI Komenti juaj Printoni

FIFA ka nisur një hetim për thirrjet raciste të tifozëve në ndeshjen miqësore midis Rusisë dhe Francës në Shën-Petërburg më 27 mars.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 për Francën.

Një fotograf njoftoi për thirrje raciste ndaj Ousmane Dembele-s, një futbollist profesionist francez që luan si sulmues për "Barcelonën" dhe kombëtaren franceze.

Autoritetet ruse thanë se edhe ato po e hetojnë çështjen.(Li Huailiang/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore