EUobserver: Shqipëria fillon bisedimet për në BE

2018-04-17 09:51:29 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian pritet të deklarojë sot se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërkohë që abuzimi me të drejtat e njeriut në Turqi nënkupton që për këtë të fundit bisedimet e anëtarësimit do të mbeten pezull, raportoi EUobserver.

"Në bazë të progresit të arritur, Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë", pritet të deklarojë të martën ky komision në raportin e tij vjetor për zgjerimin, sipas një drafti të parë nga EUobserver.

Edhe për Maqedoninë, ky projektdokument ka të njëjtën formulë.

Ky është rekomandimi i parë për Shqipërinë.

Ai vjen 15 vjet pasi Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në dhe pothuajse 10 vjet pas anëtarësimit në NATO.

Ndërkohë, Maqedonia ka qenë gati për fillimin e bisedimeve që në vitin 2005. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore