Kina hap tregun e mineralit të hekurit për investitorët e huaj

2018-04-17 09:49:46 CRI Komenti juaj Printoni

Organi rregullator i letrave me vlerë i Kinës ka njoftuar planet për të hapur tregun e kontratave me zbatim të ardhshëm për mineralin e hekurit për investitorët e huaj.

Investitorët e huaj institucionalë do të lejohen të tregtojnë mineral hekuri në Bursën e Mallrave të Dalian-it duke filluar nga 4 maji.

Kina është konsumatorja më e madhe e hekurit në botë, duke importuar mbi 1 miliard tonë vitin e kaluar.

Mbi 80 për qind e mineralit të hekurit që përdoret në industrinë kineze të çelikut, vjen nga importi. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore