Khamenei, sulmi anglo-amerikan në Siri është një krim

2018-04-16 10:28:41 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi më i lartë i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei i dënoi ashpër sulmet ushtarake të ShBA-së, Britanisë dhe Francës në Siri.

"Veprimi i ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe i Francës ndaj Sirisë është një krim, udhëheqësit e ShBA-së, Francës dhe Britanisë janë të gjithë kriminelë," tha Khamenei.

Kreu iranian i bëri deklaratat gjatë një takimi me zyrtarë iranianë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend. Ai tha gjithashtu se vendet islamike duhet të shohin interesat e vërteta të vendeve perëndimore dhe të mos gënjehen nga fjalët e tyre.

"Fjalët e presidentit Trump mbi sulmin e ShBA-së kundër organizatës terroriste ISIS janë gënjeshtra të plota. ShBA-ja shfrytëzoi paratë e Arabisë Saudite dhe krijoi IS-in, ndihmoi terroristët të sjellin kaos dhe të pushtojnë territore në Irak dhe Siri."

I pranishëm në këtë takim ishte dhe presidenti Rohani. Ai tha se sulmi ushtarak tregon se ShBA-ja dhe aleatët e saj u dëshpëruan nga tërheqja e terroristëve që ata mbështeten nga Ghuota Lindore.

Irani, theksoi Rohani, do të vazhdojë të mbështesë popujt e shtypur të rajonit dhe të botës, do të mbështesë përpjekjet e popullit sirian kundër agresorëve të huaj, si dhe luftën e vendeve të ndryshme kundër terrorizmit. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore