Avioni luftarak i Kinës J-10C fillon detyrën luftarake

2018-04-16 18:38:29 CRI Komenti juaj Printoni

Avioni i ri luftarak i Kinës, J-10C, filloi detyrën ditën e hënë, njoftuan forcat ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA-së) të Kinës.

Avioni i fundit i këtij lloji i Kinës është i pajisur me një sistem kontrolli të avancuar dhe me armë të ndryshme ajrore.

Modeli luftarak J-10C i prodhuar nga Kina ka aftësi sulmi ajror me rreze të mesme dhe të afërt dhe është i aftë të godasë në mënyrë të saktë shenjestrat në tokë dhe det, njoftuan nëpërmjet një deklarate forcat ajrore të vendit.

Ky avion luftarak supersonik është avion i brezit të 3-të.

Shen Jinke, një zëdhënës i forcave ajrore të PLA-së, tha se avioni luftarak J-10C do të mbrojë në mënyrë të vendosur sigurinë e hapsirës ajrore të Kinës dhe interesat kombëtare strategjike në epokën e re. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore