NSH-të qendrore kineze, fitimet u rritën 19.4 % në tremujorin e parë të vitit

2018-04-16 18:37:19 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërmarrjet shtetërore (NSH-të) qendrore të Kinës panë që fitimet neto të tyre u rritën me 19.4 përqind në tremujorin e parë të vitit, tha të hënën rregullatori kryesor i NSH-ve të Kinës.

Të ardhurat totale operative të NSH-ve qendrore u rritën me 8.7 përqind që nga e njëjtja periudhë e vitit të kaluar në 6.4 trilionë juanë (rreth 1.02 trilionë dollarë amerikanë) në tremujorin e parë të këtij viti, sipas Peng Huagang-u, zëdhënës i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore të Kinës.

Rritja e fortë e fitimit erdhi si pasojë e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë kineze, thellimit të reformës së ofertës dhe riorganizimit të korporatave që nxisin konkurrencën, tha Peng, i cili i quajti këta faktorë si stimulues afatgjatë për NSH-të qendrore në vend.

"Vlerësimet kyçe ekonomike tregojnë për një ekonomi të qëndrueshme dhe të përmirësuar kineze", tha ai duke përmendur një rritje prej 12.2 përqind të shitjeve të energjisë elektrike, që është një tregues kryesor ekonomik, në tremujorin e parë të vitit.

Ndërmarrjet qendrore shtetërore kanë kombinuar reformën strukturore së bashku me investime të shumta në fushën e novacionit për të kultivuar industri të reja strategjike. "Ne jemi të sigurtë dhe të vendosur në nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të vazhdueshëm, të shëndetshëm dhe me cilësi të lartë të NSH-ve qendrore," tha Peng-u. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore