Merkel-i përjashton pjesëmarrjen në koalicionin ushtarak kundër Sirisë

2018-04-13 10:03:35 CRI Komenti juaj Printoni

Kancerlarja Angela Merkel u shpreh se Gjermania nuk do të marrë pjesë në një koalicion ushtarak të drejtuar nga ShBA-ja kundër Sirisë. Nga ana tjetër, ajo theksoi se përdorimi i armëve kimike, është i "papranueshëm".

Presidenti i ShBA-së Donald Trump kërcënoi më parë qeverinë siriane me një ndërhyrje ushtarake pasi e akuzon Damaskun për sulmin me armë kimike.

Aktivistët, forcat vendore të shpëtimit dhe rebelët në Siri kanë pohuar se trupat ushtarake qeveritar përdorën gaz klori gjatë një sulmi të shtunën në Douma, bastionin e fundit të rebelëve.

Ministria e Jashtme e Sirisë i ka mohuar akuzat. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore