Finlanda miraton projektin e gazsjellësit rus "Rrjedha Veriore 2"

2018-04-13 09:34:25 CRI Komenti juaj Printoni
Finlanda autorizoi të enjten projektin e gazsjellësit "Rrjedha Veriore 2 (Nord Stream 2)" që do të lidhë Rusinë me Gjermaninë duke kaluar në ujërat e Detit Balltik, njoftuan autoritetet.

Më 5 prill, qeveria finlandeze dha miratimin e saj për projektin e ndërtimit të gazsjellësit. Projekti "Rrjedha Veriore 2 (Nord Stream 2)" parashikon të dyfishojë deri në fund të vitit 2019 kapacitetet e gazsjellësit "Rrjedha Veriore 1 (Nord Stream 1)" dhe të mundësojë kalimin e më shumë gazi rus drejtpërdrejt në Gjermani, pa kaluar trazit nga Ukraina.

Gjermania hoqi në fund të marsit pengesat e fundit për ndërtimin dhe funksionimin në ujërat e saj të gazsjellësit rus. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore