Erdogan-i dhe Trump-i diskutojnë mbi situatën në Siri

2018-04-12 20:06:15 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe homologu i tij amerikan Donald Trump kanë diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në Siri në një bisedë telefonike.

Presidentët shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur me dyshimet mbi sulmin me armë kimike gjatë fundjavës në Douma, një qytet sirian në verilindje të kryeqytetit sirian, Damaskut.

Biseda telefonike u bë pasi Trump-i paralajmëroi Rusinë, e cila mbështet qeverinë siriane, duke i thënë se ShBA-ja do të "nisë raketat" e saj në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik që thuhet se u mori jetën dhjetëra vetëve.

Turqia është shprehur se regjimi sirian i Assad-it duhet të largohet sa më parë nga vendi, duke pretenduar se regjimi i tij ka vrarë rreth 1 milion njerëz me sulme ajrore dhe bomba.

Së fundmi, Ankaraja po bashkëpunon ngushtë me Moskën, një aleate e fortë e qeverisë së Assad-it, për çështjet siriane.

Këtë javë, Erdogan-i diskutoi gjithashtu në telefon me presidentin rus Vladimir Putin-in mbi situatën në Siri dhe marrëdhëniet turko-ruse. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore