ShBA-ja, gjitha opsionet të hapura për Sirinë

2018-04-12 10:31:19 CRI Komenti juaj Printoni

Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se nuk është marrë asnjë "vendim përfundimtar" dhe të gjitha opsionet janë të hapura në lidhje me reagimin e Uashingtonit ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në Siri.

"Ne kemi një numër opsionesh dhe të gjitha janë ende të hapura. Vendimi përfundimtar nuk është marrë ende," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Ajo foli vetëm disa orë pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm me raketa në Siri.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis u shpreh gjithashtu i kujdesshëm në lidhje me kryerjen e veprimeve ushtarake kundër Sirisë, ndërsa nënvizoi se Uashingtoni ishte ende duke "vlerësuar materialet e zbulimit" lidhur me sulmin e dyshuar me armë kimike. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore