Siria nuk frikësohet nga kërcënimet e ShBA-së

2018-04-12 10:30:44 CRI Komenti juaj Printoni

Siria nuk frikësohet nga kërcënimet e ShBA-së, tha të mërkurën Bouthaina Shabaan, këshilltarja politike dhe për mediat e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Gjatë një interviste të mërkurën për televizionin pan-arab "Al-Mayadeen", Shabaan tha se kërcënimet amerikane synojnë vetëm ushtrimin e më shumë presioni për të shtuar përfitimet, ndërsa theksoi se po zhvillohen konsultime me aleatët e Sirisë dhe gjërat nuk do të lihen të shkojnë në rrugën që do Uashingtoni.

Komentet e saj erdhën pas kërcënimeve për një sulm të mundshëm me raketa nga ShBA-ja si reagim për përdorimin e dyshuar të armëve kimike në Ghouta-n Lindore.

Të shtunën e kaluar, rebelët në distriktin Douma të zonës së Ghouta-s Lindore pretenduan se forcat qeveritare siriane përdorën gaz klori që shkaktoi shumë viktima.

Qeveria siriane i refuzoi akuzat dhe tha se rebelët i fabrikojnë incident për t'u krijuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj perëndimorë pretekste për të sulmuar Sirinë. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore