Zuckerberg-u kërkon ndjesë për keqpërdorimin e të dhënave të Facebook-ut

2018-04-10 10:27:13 CRI Komenti juaj Printoni

Në një dëshmi me shkrim të paraqitur të hënën para Kongresit të ShBA-së, drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, mori përsipër përgjegjësinë për mos parandalimin e keqpërdorimit të të dhënave të medias sociale, përshirë lajmet e rreme, ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet presidenciale dhe gjuhën e urrejtjes.

"Ne nuk kemi pas kontroll të gjerë të përgjegjësive tona dhe ky është një gabim i madh," theksoi Zuckerberg-u, ndërsa mori përgjegjësinë e plotë për keqpërdorimet, si drejtues dhe themelues i platformës, në dëshminë e tij të përgatitur për Komitetin e Tregtisë dhe të Energjisë të Kongresit amerikan.

Ndjesa e tij vjen pasi Facebook-u u përfshi në skandalin e kompanisë "Cambridge Analytica", e cila mblodhi të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut pa lejen e këtyre të fundit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore