Trump pret takim me liderin e Koresë së Veriut në maj ose në qershor

2018-04-10 10:00:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha të hënën se pret të takojë me Kim Jong Un-in, udhëheqësin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë, në maj ose në fillim të qershorit.

"Do të takohemi me ta në maj ose në fillim të qershorit dhe mendoj se do të ketë respekt të madh nga të dyja palët", tha Trump-i në një mbledhje të kabinetit, duke shtuar se ai shpresonte se të dyja palët do të ishin në gjendje të bënin një marrëveshje për një gadishull korean pa armë bërthamore.

Trump-i tha gjithashtu se pala amerikane ka qenë në kontakt me Korenë e Veriut.

"Shpresojmë se do të jetë një marrëdhënie që ndryshon shumë nga ajo që ka qenë për shumë, shumë vjet më parë", duke iu referuar marrëdhënies së vështirë midis ShBA-së dhe Koresë së Veriut.

Trump-i dhe Kim-i kanë ranë dakord për një takim, por koha e saktë dhe vendi nuk janë shpallur ende.

Seuli dhe Pheniani kanë rënë dakord të mbajnë një samit më 27 prill, që shënon takimin e parë mes liderëve të të dy Koreve në 11 vjet. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore