Trump: "vendime të mëdha" për Sirinë në orët e ardhshme, tensione midis ShBA-së e Rusisë

2018-04-10 09:55:41 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të merren vendime të mëdha në lidhje me sulmin e raportuar me armë kimike në Siri, në një ose dy ditët e ardhshme.

Trump tha gjithashtu në një mbledhje të kabinetit se vendimi për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria do të merret shumë shpejt.

Trump shtoi se presidenti i Rusisë Vladimir Putin "ka mundësi" të mbajë përgjegjësi për incidentin në Siri.

Sulmi i dyshuar i gazit shkaktoi dhjetra të vdekur.

Siria dhe Rusia kanë mohuar përdorimin e armëve kimike.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë tha se pretendimet e rebelëve për përdorimin e armëve kimike janë planifikuar paraprakisht për të zgjatur jetën e "terroristëve" në Douma.

Qeveria siriane hodhi poshtë akuzat dhe tha se ky lajm është i rremë.

Rusia hodhi poshtë gjithashtu njoftimet që pretendojnë se forcat qeveritare siriane kanë përdorur armë kimike. (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore