Pekini kundërshton me vendosmëri shitjen e armëve Tajvanit nga ShBA-ja

2018-04-09 20:04:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kina kundërshton me vendosmëri shkëmbimet zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe ishullit të Tajvanit, si dhe shitjen e armëve nga ShBA-ja Tajvanit, u shpreh të hënën në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang. Ai shtoi se pala kineze i bën thirrje palës amerikane të respektojë parimin e "Një Kine" dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA, të ndalojë shkëmbimet zyrtare dhe shtimin e marrëdhënieve me Tajvanin, si edhe të ndërpresë lidhjet ushtarake dhe shitjen e armëve Tajvanit, për të shmangur dëmtimin serioz të marrëdhënieve Kinë-ShBA dhe të paqes e stabilitetit në ngushticën e Tajvanit.

Sipas njoftimeve të medias tajvaneze, qeveria amerikane ka miratuar lejen e shitjes nga kompanitë prodhuese amerikane të nëndetëseve Tajvanit. Gjithashtu, mësohet se ndihmësi i emëruar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare John Bolton do ta vizitojë Tajvanin në qershor të këtij viti. Lidhur me këtë zëdhënësi Geng u shpreh:

"Ne i kemi vënë re njoftimet përkatëse. Parimi i 'Një Kine' është themeli politik i marrëdhënieve kino-amerikane. Kina kundërshton me vendosmëri shkëmbimet zyrtare midis Shteteve të Bashkuara e Tajvanit dhe shitjen e armëve nga ShBA-ja Tajvanit. Ne i bëjmë thirrje ShBA-së t'i përmbahet parimit të 'Një Kine' dhe tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane dhe të mos shkaktojë dëmtimin më të madh të marrëdhënieve kino-amerikane dhe të paqes e stabilitetit në ngushticën e Tajvanit. "

Mrekulli
Lajmet Kryesore