Autobusi i parë i të rrëmbyerve të liruar arrin në zonën e ushtrisë siriane pranë Damaskut

2018-04-09 10:31:39 CRI Komenti juaj Printoni

Autobusi i parë që transportonte njerëzit e marrë peng në Douma afër Damaskut ka mbërritur në zonën ushtarake siriane afër kryeqytetit.

Lirimi i personave të rrëmbyer është një përparësi e ushtrisë siriane pas një marrëveshjeje të arritur të dielën për evakuimin e rebelëve të Ushtrisë Islame dhe familjeve të tyre.

Pengjet e liruar do të dërgohen në stadiumin "Faiha" në Damask pas katër vjetësh të izoluar në burgjet e rebelëve.

Ky është grumbulli i parë i mijëra njerëzve të rrëmbyer që do të lirohen në Douma, ndërsa priten të lirohen mijëra të tjerë.

Shumica e civilëve u rrëmbyen në vitin 2013, kur rebelët sulmuan një qytet afër Damaskut.

Evakuimi i plotë i rebelëve dhe familjeve të tyre nga Douma do të jetë evakuimi i fundit në Ghouta-n Lindore, pasi i gjithë rajoni është nën kontrollin e ushtrisë siriane dhe 43,000 rebelë dhe familjet e tyre u larguan nga zonat e tjera të Ghouta-s Lindore në fund të muajit të kaluar. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore