Qeveria siriane hedh poshtë akuzat për përdorimin e armëve kimike në Douma

2018-04-08 10:17:39 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria siriane ka hedhur poshtë akuzat e forcave kryengritëse se ushtria siriane ka përdorur armë kimike në betejën e saj në Douma.

Një zyrtar sirian citohet të ketë thënë se pretendime të tilla janë përpjekje për të penguar përparimin e ushtrisë siriane në luftën kundër grupit rebel Ushtria e Islamit.

Mohimet pasojnë akuzat nga grupet e të drejtave të njeriut se forcat siriane kanë përdorur gazin klorin në sulmin e tyre të tanishëm mbi Douma-n.

Një zyrtar sirian thotë se ushtria siriane po përparon me shpejtësi pa pasur nevojë të përdorë armë kimike. Qeveria siriane e ka mohuar në mënyrë të përsëritur se zotëron armë të tilla. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore