Tiranë, nderohen dëshmorët kinezë me rastin e festës Qingming

2018-04-06 10:31:25 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të festës Qingming, Ambasada e Kinës në Shqipëri kujtoi të rënët, që dhanë jetën duke punuar në Shqipëri.

Më 4 prill, ambasadorja Jiang Yu, diplomatët kinezë, përfaqësuesit e Institutit të Konfucit, ndërmarrjeve kineze, studentët kinezë në Shqipëri, zv./drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, drejtorja e çështjeve të Amerikës, Paqësorit, Azisë dhe Afrikës e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elvira Isufi dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, Nano dhe kryetari i Shoqatës Kulturore Shqipëri-Kinë, Spahiu morën pjesë në një ceremoni në Varrezat e Sharrës dhe në varrezën e Durrësit. Të pranishmit vendosën kurora lulesh dhe mbajtën një minutë heshtje para varrit të dëshmorëve, duke shprehur respekt për sakrificën dhe kontributin e tyre, në emër të qeverive dhe popujve të Shqipërisë dhe Kinës.

Zv./drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Leka u shpreh: "Ekspertët dhe teknikët kinezë me Zhang Baoyu si përfaqësues kanë dhënë kontribut të paharrueshëm për Radio-Televizion Shqiptar. Shqipëria e falënderon dhe respekton gjithmonë këtë. Sakrifica dhe kontributi i tyre kanë vendosur një bazë të thellë në miqësinë Shqipëri-Kinë."

Nga ana e saj, drejtorja Isufi u shpreh: "Ne shprehim ngushëllime të thella për dëshmorët kinezë që qëndrojnë për gjithë jetën e tyre në tokën e Shqipërisë. Ne do ta kujtojmë përgjithmonë miqësinë e thellë të popullit kinez për popullin shqiptar dhe do ta trashëgojmë dhe zhvillojmë këtë miqësi."

Në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, afro 6000 teknikë dhe inxhinierë kinezë shkuan në Shqipëri për ndihmë, duke kontribuar me djersën dhe gjakun e tyre. Ndër ta, Zhang Baoyu, Li Dexiong, Peng Guiwen, Ou Xingtai dhe Song Shuhai dhënë jetën e tyre të çmuar. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore