Putin-i bën thirrje për një qasje të re bashkëpunimit shumëpalësh antiterrorist

2018-04-05 10:09:14 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin bëri thirrje për një qasje të re në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër terrorizimit. Ai iu drejtua me një mesazh të shkruar Konferencës së Sigurisë Ndërkombëtare të Moskës, që i filloi punimet të mërkurën.

Bashkësia Ndërkombëtare duhet të kërkojë mënyra të reja bashkëpunimi shumëpalësh kundër terrorizmit dhe të konsolidojë rezultatet e arritura, theksoi Putin-i.

Konferenca e Sigurisë Ndërkombëtare e Moskës ka autoritet në bashkësinë ndërkombëtare, tha Putin-i, ndërsa shpresoi se ky rast do të shërbejë për shkëmbyer përvojën e praktikave dhe shtimin e stabilitetit. Ai beson se kjo konferencë do të arrijë më shumë rezultate.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, e përshëndeti gjithashtu konferencën. Ai u shpreh se terrorizmi përbën kërcënim për sigurinë dhe zhvillimin e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa theksoi se asnjë vend nuk mund ta luftojë i vetëm. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore