Kultivuesit e sojës në ShBA i bëjnë thirrje Trump-it për të vepruar "në një mënyrë konstruktive"

2018-04-05 10:58:34 CRI Komenti juaj Printoni

Shoqata Amerikane e Sojës (ASA) i ka kërkuar presidentit Donald Trump të zgjidhë sa më parë mosmarrëveshjet tregtare të ShBA-së me Kinën "në një mënyrë konstruktive", në vend që të dëmtojë interesat e kultivuesve amerikanë të sojës.

Duke reaguar ndaj masave reciproke të Kinës, që pas përshkallëzimit të tensionit nga Shtetet e Bashkuara, vendosi një tarifë prej 25 për qind për sojën amerikane, presidenti i shoqatës tha se ka ende kohë për të riparuar dëmin e shkaktuar. Kina u shpreh se tarifat e rënda do të hyjnë në fuqi në bazë të veprimeve të mëtejshme që do të ndërmarrë administrata Trump.

Kina importon 62 për qind të totalit të sojës që eksporton ShBA-ja.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i Prodhuesve të Mishit të Derrit i ShBA-së, thotë që prodhuesit e mishit të derrit dhe në të tjerë bujqësi janë shqetësuar nga një luftë tregtare dhe tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Jim Monroe është Drejtor i Komunikimit i Këshillit:

"Ne jemi të zhgënjyer. Eksportet janë kritike për prodhuesit e mishit të derrit në ShBA. Ne eksportojmë mbi 26 për qind të prodhimit amerikan në tregjet e huaja. Kina është një treg veçanërisht i rëndësishëm. Vitin e kaluar ne kemi dërguar në Kinë mish derri me një vlerë prej 1.1 miliardë dollarësh amerikanë, që për nga volumi e bën atë tregun e dytë më të madh të eksporteve. Pra, jemi të zhgënjyer. Shpresojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do t'i zgjidhin këto mosmarrëveshje tregtare dhe ne mund t'i kthehemi një qasjeje më të favorshme për eksportet aq shumë të rëndësishme për ne," tha ai.

Kina bëri publike të mërkurën një listë të produkteve të importuara nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 50 miliardë dollarë amerikanë, të cilat do të jenë subjekt i tarifave më të larta doganore, duke përfshirë sojën, automjetet, avionët dhe produktet kimike. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore