Shteti Islamik, tema e bisedës telefonike mes Trump-it dhe Macron-it

2018-04-05 09:42:27 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron mbi përpjekjet për të zhdukur grupin militant ekstremist "Shteti Islamik" (IS), tha Shtëpia e Bardhë.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se të dy liderët "diskutuan mbi angazhimin e tyre për të siguruar rrëzimin përfundimtar të ISIS-it".

Ndërsa lufta kundër grupit militant ishte drejt fundit, Uashingtoni po mendon të tërheqë trupat amerikane nga Siria e shkatërruar nga lufta.

Ndërkohë, ShBA-ja është zotuar gjithashtu të eleminojë ISIS-in nga Siria, shton Shtëpia e Bardhë.

Gjatë bisedës telefonike, Trump-i dhe Macron-i diskutuan po ashtu mbi vizitën e ardhshme të presidentit francez në Uashington. (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore