Kremlini: Trump-i i propozon Putin-it një takim në Shtëpinë e Bardhë

2018-04-03 10:50:24 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti amerikan i ka propozuar homologut rus, Vladimir Putin një takim në Shtëpinë e Bardhë gjatë bisedës telefonike më 20 mars, pasuar nga tensione të reja mes Moskës dhe perëndimorëve, konfirmoi të hënën këshilltari i Kremlinit, Juri Ouchakov.

"Gjatë bisedës së tyre telefonike, ka qenë vetë Trump-i që i ka propozuar një takim Putin-it", deklaroi Ouchakov për shtypin.

"Trump-i ka propozuar mbajtjen e këtij takimi në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë", theksoi ai duke shtuar se më pas marrëdhëniet u përkeqësuan sërish me dëbimet reciproke të diplomatëve lidhur me helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal në Angli. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore