Video/  Tiangong-1, hyn në atmosferën e Tokës

2018-04-02 10:55:11 CRI Komenti juaj Printoni

Tiangong-1, laboratori eksperimental kozmik i Kinës, hyri në atmosferën e Tokës rreth orës 8:15 të mëngjesit të së hënës, njoftoi Zyra Inxhinierike e Fluturimeve Kozmike të Kinës (CMSEO).

Sipas kësaj zyre, Tiangong-1 ra në rajonin qendror të Paqësorit jugor.

Pjesa dërrmuese e laboratorit u dogj në atmosferë, sipas monitorimeve dhe analizave të bëra nga Qendra e Kontrollit të Fluturimeve Kozmike të Pekinit dhe organizata të tjera përkatëse.

Tiangong-1 u lëshua më 29 shtator 2011 dhe përfundoi shërbimin në mars 2016 pas kryerjes së misionit të tij. Ai u lidh me anijet kozmike kineze "Shenzhou-8", "Shenzhou-9" dhe "Shenzhou-10" dhe kreu një sërë detyrash, duke dhënë kontribute të rëndësishme për objektivin e Kinës në fluturimet kozmike me kozmonaut. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore