2018-03-29 10:16:05 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping, kryesoi të mërkurën takimin e parë të Komitetit Qendror për thellimin e reformës së përgjithshme.
Fillimi i thellimit të reformës së partisë dhe të institucioneve shtetërore shënon një fazë të re të thellimit të reformave në të gjitha fushat, tha Xi, njëherësh presidenti i vendit dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak.
"Reforma do të prekë interesat e disa shtresave dhe do të sjellë ndryshimin e disa sistemeve. Ndërlikimi, ndjeshmëria dhe vështirësia e reformës do të jenë më të madhe," tha Xi, ndërsa shtoi se duhet të forcohet dhe të përmirësohet drejtimi i partisë për thellimin e reformës së përgjithshme.
Në mbledhje, u vu në dukje se përfshirja e institucioneve mbikëqyrëse nën Komisionin Qendror të Inspektimit Disiplinor është një masë praktike për thellimin e reformës.
"Është e nevojshme që partia të marrë pjesë aktive në koordinimin e politikave makroekonomike ndërkombëtare si një pikë e rëndësishme fillestare për nxitjen e zhvillimit përmes hapjes," thuhet një deklaratë të lëshuar pas mbledhjes.
Në takim u theksua forcimi i mbikëqyrjes së investimeve të ndërmarrjeve jofinaciare në institucionet financiare. (Xu Guang)