Mediat iraniane vlerësojnë ndikimin pozitiv të nismës "Një brez, një rrugë"

2018-03-29 10:08:10 CRI Komenti juaj Printoni

Mediat iraniane vlerësuan pozitivisht nismën e Kinës 'Një brez, një rrugë.' Agjencia iraniane e lajmeve në dy artikujt: "Shansi i Rrugës së Re të Mëndafshit për Iranin" dhe "Irani mund të bëhet si nyja energjike e Rrugës së Re të Mëndafshit," vlerëson ndikimin e nismës për ekonominë e vendit.

Agjencia thekson se ajo mund të kthehet në projektin më të madh të infrastrukturës, që mund të mbulojë të paktën 100 vende dhe institucione ndërkombëtare, duke u sjellë rritje ekonomike vendeve të përfshira.

Në artikullin "Irani mund të bëhet nyja energjike e Rrugës së Re të Mëndafshit," theksohet statusi i rëndësishëm i vendit në nismën "Një brez, një rrugë".

Në Iran, kalojnë linjat hekurudhore që lidhin Kinën me Europën. Si një vend me burime të pasura, Irani mund të ruajë rolin e rëndësishëm të ofrimit të burimeve të naftës dhe të gazit ndaj Kinës dhe vendeve të tjera. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore