Merkel bën thirrje për bisedime tregtare me ShBA-në

2018-03-28 10:21:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri thirrje për bisedime mbi politikën tregtare midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.

Merkel-i diskutoi mbi këtë çështje në një bisedë telefonike me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump-in.

ShBA-ja ka vendosur të përjashtojë përkohësisht Bashkimin Europian dhe gjashtë ekonomi të tjera nga tarifat e çelikut dhe aluminit të nënshkruara nga Trump-i këtë muaj.

Presidenti Trump vendosi një tarifë 25 për qind mbi çelikun e importuar dhe një tarifë 10 për qind mbi aluminin, të cilat hynë në fuqi të premten e kaluar.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se Merkel dhe Trump rikonfirmuan se janë të gatshëm për një bashkëpunim të ngushtë e të gjatë midis dy vendeve. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore