Lavrov, Rusia nuk do ta tolerojë dëbimin e diplomatëve

2018-03-28 09:25:06 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria ruse u shpreh se nuk do ta tolerojë dëbimin e diplomatëve të saj nga vendet perëndimore. Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov foli gjatë një konference shtypi në Uzbekistan.

"Ne do të përgjigjemi padyshim, sepse askush nuk dëshiron të durojë veprime të tilla brutale, e as ne."

Lavrov-i nga ana tjetër e quajti deklaratën e kryeministres britanike Theresa May, mbi përfshirjen e supozuar të Rusisë në një sulm me armë kimike ndaj një ish-spiuni rus, "një fyerje ndaj sistemit gjyqësor britanik". Ai shtoi se Britania u frymëzua nga politika anti-ruse e Uashingtonit.

Kryeministrja britanike Theresa May njoftoi se 18 vende shpallën dëbimin e diplomatëve rusë, duke përshirë 14 vende të BE-së.

Deri tani, gjithsej 100 diplomatë rusë u dëbuan, duke shënuar reagimin më të ashpër të Perëndimit që pas kulmit të Luftës së Ftohtë.

Të hënën ShBA-ja njoftoi dëbimin e 60 diplomatëve rusë.

Në fillim të marsit, ish-spiuni 66-vjeçar Sergei Skripal dhe vajza e tij u gjetën të pavetëdijshëm në qytetin britanik Salisbury.

Qeveria britanike akuzoi menjëherë Rusinë për këtë sulm pasi pretendohet përdorimi i një agjenti nervor. Rusia e hodhi poshtë këtë akuzë. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore