Acarohet lufta diplomatike midis Rusisë dhe vendeve euro-atlantike

2018-03-27 17:04:44 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërsa vazhdon të fermentohet konflikti midis Rusisë dhe Britanisë pas ngjarjes së helmimit të një ish-spiuni rus, të hënën 21 vende euro-atlantike (përfshirë ShBA-në, Kanadanë, Gjermaninë, Norvegjinë, Ukrainë, Shqipërinë etj.,) shpallën njëzëri dëbimin e mbi 110 diplomatëve rusë.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump vendosi të dëbojë të hënën 60 diplomatë rusë, 48 prej tyre të ambasadës dhe 12 të tjerë të misionit rus në OKB. Ky veprim është kundërpërgjigje ndaj Rusisë, e cila dyshohet se helmoi ish-spiunin Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Britani.

Autoritetet amerikane mendojnë se një numër i madh spiunësh rusë veprojnë në ShBA, ndërsa disa prej të dëbuarve janë pjesë e tyre. Një zyrtar amerikan tha se helmimi i spiunit përbën goditje kundër një aleati të ngushtë amerikan si dhe përpjekje për të sulmuar një shtetasit britanik në territorin e Britanisë.

ShBA-ja bëri thirrje që më shumë vende europiane të marrin pjesë në veprimin e bashkërenduar të dëbimit të diplomatëve rusë.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk‎ tha se 16 vende europiane kanë koordinuar dëbimin e diplomatëve rusë, ndërsa nuk përjashtohen masa të tjera kundër Rusisë në ditët e ardhshme.

Krahas Britanisë që dëboi më parë 23 diplomatë rusë, kësaj here ShBA-ja dëboi më shumë diplomatë, ndërsa Ukraina 13 dhe Italia, Holanda, Spanja e Shqipëria përkatësisht nga 2 diplomatë rusë.

Moska tha se dëbimi masiv i diplomatëve ndodh zakonisht në kushte lufte, ndërsa në periudhë paqeje një veprim i tillë është i paprecedentë. Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti të hënën dëbimin si "veprim jomiqësor dhe provokues", i cili do të acarojë tensionin e kundërvëniet, ndërsa u zotua se Rusia do të kundërpërgjigjet së shpejti.

Zëdhënësja e diplomacisë ruse Maria Zakharova tha se vendet e BE-së e konsiderojnë dëbimin e diplomatëve rusë si politikë të jashtme të përbashkët, përfshirë Britaninë, "por shumë njerëz nuk janë të ndërgjegjshëm se Britania e shkëputur nga BE-ja, u imponon vendeve të BE-së keqësimin e marrëdhënieve me Rusinë, nën flamurin e bashkimit," theksoi zëdhënësja ruse.

Nga ana tjetër nuk janë ndërprerë sanksionet nga ShBA-ja dhe vende të tjera perëndimore ndaj Rusisë si pasojë e krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë. Vitet e fundit, "lufta diplomatike" midis Rusisë dhe ShBA-së është ashpërsuar.

Diplomacia është vijimi i politikave të brendshme. Në Raportin mbi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së 2017, presidenti Trump e renditi sërish Rusinë si rival strategjik, që sfidon potencialin e ShBA-së, forcën ndikuese dhe interesat kombëtare. Megjithëse Rusia shpresoi se administrata e Trump-it do të mund t'i kthente në shina marrëdhëniet ruso-amerikane dhe të pakësonte sanksionet shumëvjeçare, një gjë e tillë duket ende larg e madje sot marrëdhëniet ruso-amerikane kanë arritur pikën e akullt.

Me shtimin e divergjencave midis dy vendeve në çështje të tilla si mospërhapja e armëve bërthamore, gara e armatimeve e probleme të tjera, analizohet se të dyja vendet po shkojnë drejt luftës së ftohtë.

Në këto rrethana, ShBA-ja filloi dëbimin më masiv të diplomatëve rusë. Këtë vendim të presidentit Trump agjencia Bloomberg e quajti "veprimin më sulmues" ndaj Rusisë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore