OBT-ja e shqetësuar mbi masat mbrojtëse të ShBA-së kundër paneleve diellore

2018-03-27 10:30:55 CRI Komenti juaj Printoni

Gjashtë anëtarë të OBT-së, përfshirë BE-në dhe Kinën, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me masat mbrojtëse të vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër importit të paneleve diellore dhe makinave larëse.

Administrata e Shteteve të Bashkuara vendosi në janar vënien e tarifave deri në 50 për qind për makinat larëse të importuara, për tre vjetët e ardhshme, dhe deri në 30 për qind për panelet diellore dhe modulet, për katër vjetët e ardhshme.

Gjatë takimit në OBT të hënën, Kina hapi diskutimin duke thënë se masat e ndërmarra ishin në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare të tregtisë dhe marrëveshjet e OBT-së.

Qëndrimi i Kinës u pasua nga ai i BE-së, e cila vuri në dukje se ShBA-ja nuk e ka përdorur këtë masë në pothuajse 15 vjet.

BE-ja i kërkoi ShBA-së "të mos marrë asnjë veprim tjetër kufizues, por të marrë masa më të përshtatshme që shkaktojnë më pak dëme anësore". (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore