Putini: Pakujdesia kriminale çoi te zjarri në qendrën tregtare të Kemerovos

2018-03-27 19:04:43 CRI Komenti juaj Printoni

Shpërfillja dhe pakujdesia kriminale janë ndër shkaqet e tragjedisë në qendrën tregtare në Kemerovo, tha presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në këtë qytet të martën.

"Çfarë po ndodh këtu? Kjo nuk është një situatë lufte, nuk është një shpërthim i papritur metani në minierë. Njerëzit, fëmijët, erdhën këtu për të pushuar. Flasim për demografinë dhe humbim kaq shumë njerëz dhe për çfarë? Për shkak të pakujdesisë kriminale, për shkak të shpërfilljes," tha Putini.

Një zjarr shpërtheu të dielën pasdite në qendrën tregtare të qytetit të Kemerovos në Siberinë Jugperëndimore, duke vrarë 64 veta, shumë nga të cilët ishin fëmijë. Ky është një nga zjarret më vdekjeprurëse në Rusi në vitet e fundit.

Putini gjithashtu udhëzoi kreun e Komitetit Hetimor të Rusisë, Aleksander Bastrykin, për të bërë një vlerësim ligjor të veprimeve të të gjithë zyrtarëve që çuan në këtë tragjedi.

Komiteti Hetimor ka nisur disa çështje penale për incidentin, duke përfshirë edhe ato për vdekje nga pakujdesia dhe shkelja e rregullave të mbrojtjes nga zjarri.

Mrekulli
Lajmet Kryesore