Pekini zotohet të mbrojë të drejtat dhe interesat pas masave tregtare të ShBA-së

2018-03-23 10:37:50 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump nënshkroi të enjten një memorandum që mund të imponojë tarifa me një vlerë të përgjithshme deri në 60 miliardë dollarë për importet nga Kina.

Masat e njëanshme vijnë pavarësisht paralajmërimeve të fuqishme të grupeve të biznesit dhe ekspertëve tregtarë të të dy vendeve.

Pala kineze tha se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime.

Në memorandumin e nënshkruar të enjten, presidenti Trump udhëtoi Përfaqësuesin Tregtar të ShBA-së, Robert Lighthizer, të publikojë një listë brenda 15 ditëve, me mallrat kineze që mund të jenë subjekt i tarifave, ndërsa Departamenti i Thesarit do të ketë 60 ditë kohë për të propozuar kufizime për investimet kineze në Shtetet e Bashkuara.

Trump tha se tarifat "mund të arrijnë në rreth 60 miliardë dollarë", ndërsa një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha më herët se bëhej fjalë për afro 50 miliardë dollarë.

Po ashtu të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying paralajmëroi se Kina do të reagonte në mënyrë të përshtatshme ndaj masave të ShBA-së.

"Kina i kundërshton me vendosmëri praktikat e njëanshme dhe proteksioniste tregtare të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të lejojë që të drejtat dhe interesat e saj legjitime të dëmtohen. Kina me siguri do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime. Kina shpreson se Shtetet e Bashkuara do të njohin natyrën e përfitimeve reciproke të marrëdhënieve tregtare kino-amerikane, duke mos ndërmarrë hapa të dëmshme për të dyja palët."

Tarifat do të vendosen pas një hetimi mbi pronësinë intelektuale që filloi në gusht të vitit të kaluar sipas nenit 301 të Ligjit të Tregtisë të ShBA-së të vitit 1974,.

Ndërkohë, një ekspert kinez mbi rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë tha se masat e ShBA-së shkelin protokollet e organizatës.

Masat e ndërmarra nga Trump kanë shtuar frikën e një lufte tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore