Kinë-Kamerun, konsensus për nxitjen e partneritetit

2018-03-23 10:13:05 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të enjten në Pekin me homologun e vet kamerunas Paul Biya. Të dy palët u zotuan të ndërmarrin hapa për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti Xi e quajti z. Biya "një udhëheqës të lartë afrikan dhe një mik të vjetër të Kinës":

"Kameruni është një vend tradicionalisht mik dhe një partner i rëndësishëm i Kinës në Afrikë. Të dy vendet e kanë respektuar njëri-tjetrin, e kanë trajtuar njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë dhe e kanë përkrahur njëri-tjetrin në çështjet që kanë të bëjnë me interesat dhe shqetësimet kryesore të tyre, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 47 vjet më parë. Kina është e gatshme të punojë me Kamerunin për të shfrytëzuar plotësisht epërsitë e miqësisë së thellë dhe potencialit të madh të bashkëpunimit, për t'i ngritur marrëdhëniet Kinë-Kamerun në një nivel më të lartë dhe të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve".

Xi Jinping-u tha se Kina është e gatshme të punojë me Kamerunin në fushat e paqes, sigurisë dhe çështjeve ndërkombëtare, për të mbrojtur interesat e vendeve afrikane dhe të vendeve të tjera në zhvillim.

Presidenti kamerunas Paul Biya u shpreh nga ana e tij se ndihma afatgjatë e Kinës ka nxitur zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kamerunit dhe ka sjellë përfitime të drejtpërdrejta për popullin kamerunas.

Ai theksoi se Kameruni është i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit strategjik me Kinën dhe mirëpret shtimin e investimeve kineze në industri, bujqësi, energjetikë, transport, sektorin e strehimit dhe teknologjinë e re.

Pala kamerunase e ka vlerësuar lart nismën "Një brez, një rrugë" dhe ka mbështetur bashkëpunimin në kuadër të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore