Anijet kineze largojnë destrojerin amerikan në Detin e Kinës Jugore

2018-03-23 20:43:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka konfirmuar se anijet detare kineze kanë larguar një destrojer amerikan, që kishte hyrë në ujërat territoriale kineze në Detin e Kinës Jugore.

Sipas Ministrisë kineze të Mbrojtjes, destrojer "USS Mustin" lundroi në afërsi të shkëmbit nënujor Meiji në ishujt Nansha të premten dhe flota detare e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës dërgoi dy anije luftarake për të identifikuar destrojerin dhe për ta paralajmëruar atë.

Ministria ritheksoi se Pekini respekton lirinë e lundrimit dhe fluturimit në hapësirën e Detit të Kinës Jugore,

por kundërshton përdorimin e lirisë së lundrimit si një arsye për të shkelur sovranitetin e Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore