Ministria e Jashtme: Kina do të luftojë deri në fund në çdo luftë tregtare

2018-03-23 20:28:53 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme kineze ritheksoi të premten qëndrimin e saj mbi lëvizjet e fundit tregtare të ShBA-së, duke thënë se Kina do të luftojë deri në fund në çdo luftë tregtare.

Në një konferencë të përditshme shtypi zëdhënësja e kësaj ministrie Hua Chunying tha se Kina u kërkon Shteteve të Bashkuara të marrin vendime të arsyeshme dhe të kujdesshme.

Me gjithë paralajmërimet e forta nga grupet e biznesit dhe ekspertët e tregtisë, presidenti i ShBA-së Donald Trump nënshkroi të enjten një memorandum, mbi bazën e të cilit mund të vendosen tarifa mbi deri 60 miliardë dollarë amerikanë importe nga Kina dhe kufizimet mbi investimet kineze në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, një këshilltar tregtar i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se hakmarrja mund të ishte e vështirë për Kinën.

Në përgjigjen e saj, zëdhënësja Hua Chunying u shpreh se këto komente tregojnë një keqkuptim të situatës, duke nënvlerësuar vendosmërinë dhe aftësinë e Kinës për të mbrojtur interesat e saj të ligjshme dhe çmimin që duhet të paguajnë Shtetet e Bashkuara për veprimet e tyre arbitrare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore