Kina shënon Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

2018-03-22 08:57:39 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze të pyjeve organizuan më 21 mars veprimtari për mbjelljen e pemëve në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Tema e kësaj here është ndërtimi i "Pyjeve dhe Qyteteve të Vashdueshme".

Në Pekin mbi 200 qytetarë mbollën 700 pemë.

Zëvendësdrejtori i Administratës Pyjore të Kinës, Liu Dongsheng, thekson rëndësinë e strategjisë së zhvillimit të gjelbër në vend.

"Qyteti ynë ka ende shumë mangësi në pyllëzim. Përveç rritjes së sipërfaqjes pyjore të qytetit, kemi ende një rrugë të gjatë përpara në aspektin e cilësisë së projekteve. Është një detyrë afatgjatë. Procesi i pyllëzimit nuk do të kryhet vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale me sipërfaqje të madhe. Deri në vitin 2020 mbulimi pyjor do të arrijë në 23 për qind, ndërsa deri në vitin 2035 numri do të arrijë në 26 për qind".

Kina ka mbajtur veprimtari të tilla që nga viti 2013.

Sipas Kombeve të Bashkuara, e cila në vitin 2012 përcaktoi 21 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve dhe pemëve dhe për të vlerësuar rolin e tyre në mbrojtje të njerëzimit.

Vitin e kaluar, sasi e përgjithshme e sipërfaqjes së re pyjore mbjellë në Kinë ishte 7.4 milionë hektarë, një rritje rreth 8.5 për qind nga viti 2016.

Qeveria vë në dukje se rritja i atribuohet pjesëmarrjes publike në mbjelljen vullnetare të pemëve. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore