Pekini miraton lejen e parë për provat e automjeteve me vetëdrejtim

2018-03-22 20:12:11 CRI Komenti juaj Printoni
Autoritetet bashkiake të Pekinit prezantuan targat e përkohshme për rrugët publike për makinat me vetëdrejtim të kompanisë Baidu.

Licenca e dhënë nga bashkia e Pekinit për të kryer provat nga kompania është e vlefshme për 30 ditë. Nëse mjetet e kalojnë provën, mbajtësit e licencave mund të aplikojnë për zgjatjen e afatit.

Deri tani, qyteti ka hapur 33 rrugë për provimin e mjeteve me vetëdrejtim, larg zonave me popullsi të dendur jashtë unazës së pestë të kryeqytetit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore