Forumi i Zhvillimit i Kinës hapet këtë fundjavë në Pekin

2018-03-22 18:57:22 CRI Komenti juaj Printoni
Forumi i Zhvillimit i Kinës që zhvillohet këtë vit në Pekin do të fillojë të shtunën.

Veprimtaria treditore me një profil të lartë ndërkombëtar që zhvillohet menjëherë pas mbylljes së sesionit vjetor parlamentar, do të jetë një platformë diskutimi e politikave dhe e masave që u morën së fundi.

Lu Mai, është zv./kryetari i Fondacionit të Kërkimit për Zhvillim të Kinës.

"Në forum do të diskutohen një sërë temash, që nga ekonomia kineze deri tek diplomacia. Zv./kryeministri Han Zheng dhe disa zyrtarë të tjerë të nivelit ministror do të flasin në forum. Ndërkohë pjesëmarrësit do të priten edhe nga kryeministri Li Keqiang. Ne do të garantojmë që mesazhet e dala nga "dy sesionet" dhe nga Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së t'i paraqiten me përpikëri botës."

Temat e forumit përfshijnë reformën dhe hapjen, marrëdhëniet kino-amerikane dhe nismën 'Një brez, një rrugë'.

Në forum do të marrin pjesë disa prej anëtarëve të rinj të Këshillit të Shtetit, duke përfshirë zv./kryeministrin Han Zheng, dhe ministrat përgjegjës për tregtinë, financat, zhvillimin industrial dhe rregullatorët ekonomikë.

Në takim do të flasë kreu ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook dhe ai i Google-it, Sundar Pichai.

Përfaqësues do të ketë gjithashtu nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore