"Lavdia ime vjen nga puna ime"

2018-03-21 17:50:26 CRI Komenti juaj Printoni

"Qysh nga lashtësia, populli kinez e ka kuptuar se në botë nuk mund të ketë jetë të lumtur pa kontribut. Lumturia fitohet duke bërë përpjekje. Të gjitha arritjet e popullit kinez sot kanë ardhur nga mençuria dhe djersa që ka derdhur, si edhe nga sakrificat e jashtëzakonshme që ka bërë.

Unë besoj që, nëse mbi 1.3 miliardë kinezë vazhdojnë ndjekjen e këtij shpirti luftarak, do të realizojmë ëndrrën e popullit kinez për jetë më të mirë."

(Nga fjalimi i Xi Jinping-ut në mbledhjen përmbyllëse të sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës).

Le të ndjekim së bashku disa nga fjalimet e sekretarit të përgjithshëm të PKK-së Xi Jinping

Për punonjësit e medies


"Shikojini masat popullore si mësuesit tuaj më të mirë, nga të cilët të mësoni gjendjen e vërtetë me frymë profesioniste, për të bërë një punë të shkëlqyer, cilësore dhe kuptimplotë."

(Nga fjala gjatë takimit me përfaqësues të medieve, 19 shkurt 2016)

Për mësuesit


"Mësuesit duhet të jenë edhe udhërrëfyes të nxënësve në kultivimin e moralit, në zotërimin e njohurive, në frymëzimin e risive dhe në edukimin patriotik."

(Nga fjala gjatë vizitës në shkollën "Bayi" të Pekinit, 12 shtator 2016)

Për pastruesit e rrugës


"Pastruesi është zbukurues i qytetit. Ruajtja e një mjedisi të pastër është një detyrë fisnike. Edhe unë jam një qytetar pekinas, prandaj dua t'ju falënderoj në emër të të gjithë banorëve të Pekinit. Shpresoj se mund të punoni më shumë, duke mësuar nga paraardhësit, për ta bërë Pekinin më të bukur."

(Duke biseduar me pastruesit e rrugës që punonin gjatë Festës së Pranverës, 8 shkurt 2013)

Për punonjësit e policisë


"Në kohë paqeje, policia është grupi që sakrifikon dhe kontribuon më shumë. Sektorët e policisë dhe të gjithë punonjësit duhet të ngulin këmbë në udhëheqjen nga Partia Komuniste e Kinës dhe të konsolidojnë 'Katër ndjenjat', të zbatojnë parimin 'Policia popullore për popullin' dhe të forcojnë në mënyrë të gjithanshme standardizimin, specializimin dhe profesionalizmin, për të krijuar një ekip besnik ndaj Partisë dhe që i shërben popullit, zbaton ligjin në mënyrë të drejtë dhe ka disiplinë serioze."

(Nga fjala gjatë takimit me punonjësit model dhe heronj të sektorëve të policisë të vendit, 19 maj 2017)

Për punonjësit e shkencës

"Punonjësit e shkencës të vendit tonë duhet të marrin përsipër përgjegjësi, të arrijnë rezultate të reja, të gjejnë rrugë të drejta dhe të këmbëngulin me ambicie e besim të madh. Për të krijuar rezultate të përparuara të nivelit botëror, ata duhet të ecin në rrugët ku të tjerët nuk kanë shkelur dhe të luftojnë për të shkëlqyer edhe në kushtet më të vështira."

(Nga fjala në Asamblenë e Përgjithshme të 17-të të Anëtarëve të Akademisë së Shkencave të Kinës dhe Asamblenë e Përgjithshme të 12-të të Anëtarëve të Akademisë së Inxhinierisë të Kinës, 9 qershor 2014)

Për punonjësit e shërbimit shtëpiak


"Industria e shërbimit shtëpiak është zhvilluar shumë shpejt, duke përmbushur kërkesat e punëtorëve nga fshati për të punuar në qytet dhe nevojat e familjeve qytetare për përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Ne duhet ta nxitim këtë sektor me leverdi të ndërsjellë të kthehet në një projekt dashurie."

(Nga fjala në një panel diskutimi me deputetë nga provinca Shandong, gjatë sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore, 8 mars 2018)

Për fëmijët dhe adoleshentët


"Fëmijët dhe adoleshentët duhet të kenë ëndrra dhe aspirata, ta duan mësimin, ta duan punën, ta duan atdheun dhe të zhvillohen në mënyrë të gjithanshme, që kur të rriten të bëhen talente për ndërtimin e atdheut."

(Nga fjala në veprimtarinë me fëmijët me temë "Fëmijëria e lumtur, fluturimi i shpresës", 29 maj 2013)

Për të rinjtë


"Të rinjtë në të gjithë vendin duhet të jenë ambiciozë, të shtojnë njohuritë e tyre dhe të kalitin vullnetin, duke bërë të mundur që rinia të shkëlqejë në zhvillimin e kohës."

(Nga fjala në mbledhjen përmbyllëse të sesionit të parë të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Popullore Kombëtare, 17 mars 2014)

"Të rinjtë janë të fortë dhe Kina është e fortë. Të rinjtë janë të fortë në shumë aspekte, duke përfshirë cilësitë ideologjike dhe morale, arritjet akademike, aftësitë krijuese dhe praktike, si dhe shëndetin fizik, forcën fizike dhe sportivitetin."

(Nga fjala në takimin me delegacionin sportiv të Kinës, pjesëmarrës në Olimpiadën Rinore të Nankinit, 15 gusht 2015)

Për sipërmarrësit privatë


"Personat që merren me ekonominë jopublike duhet t'i kushtojnë rëndësi vetëpërmirësimit. Shumë sipërmarrës të suksesshëm janë edhe figura publike. Çdo fjalë, çdo veprim juaji ka ndikim të madh në shoqëri, prandaj duhet t'i kushtoni vëmendje e veçantë ruajtjes së imazhit tuaj."

(Gjatë takimit dhe diskutimit me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Ndërtimit Demokratik dhe Federatës së Industrisë dhe Tregtisë, 4 mars 2016)

Për intelektualët


"Për të arritur objektivat madhështorë na duhen dituria, mendja, përkushtimi i intelektualëve për begatinë e vendit, rilindjen kombëtare dhe lumturinë e popullit. Intelektualët duhet të kenë 'ndjenjën e urgjencës', të mbajnë përgjegjësi dhe të kenë iniciativë. Realizimi i një shoqërie relativisht të begatë dhe ndërtimi i një shteti të fuqishëm në teknologji janë të pandarë nga puna e palodhshme kërkimore e intelektualëve."

(Gjatë takimit dhe diskutimit me përfaqësuesit e Partisë Progresive Demokratike, Partisë Demokratike të Fermerëve e Punëtorëve dhe Shoqatës "Jiusan", 4 mars 2017)

Mrekulli
Lajmet Kryesore